Elvana Gjata po i shijon pushimet në bregdet.
Këngëtarja e njohur shqiptare, Elvana Gjata, ka gjetur pak kohë për veten, shkruan lajmi.net.
Ajo ka zgjedhur jugun e Shqipërisë për ti kaluar disa ditë pushimi dhe sigurisht se nga atje ka ndarë edhe imazhe me ndjekësit në Instagram.
Së fundmi ajo e ka publikuar një video ku shihet se po e shijon maksimalisht detin.
“Po marr frymë nën ujë”, ka shkruar këngëtarja e cila shihet nën thellësinë e detit duke bërë not.