Tetë futbollistë të Prishtinës pozitivë me koronavirus, UEFA merr vendim së shpejti

Tetë lojtarë të Prishtinës kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, raporton mediumi nga Gjibraltari, GBC News.

E për këtë UEFA dhe Zyra e Emergjencave Civile aktualisht janë duke e mbajtur një takim me ç’rast do të vendoset për fatin e kësaj ndeshje.

Prishtina ende nuk ka konfirmuar ndonjë gjë rreth kësaj çështje.

“FC Prishtina ka konfirmuar për GBC se tetë lojtarë të saj kanë rezultuar pozitivë me COVID-19. Ekipi arriti dje në me rezultate ‘negative’ nga Kosova për takimin ndaj Lincolnit”, raporton GBC News.

Lincolni e Prishtina tani po presin vendimin e zyrtarëve të UEFA-s se a do të zhvillohet ndeshja e sotme.

Regullat thonë se 13+ lojtarë janë të mjaftueshëm për ta zhvilluar ndeshjen, porse Prishtina dje ka udhëtuar me 20 futbollistë.

Ndeshja ishte paraparë të luhej sonte nga ora 18:00 në kuadër të fazës parakualifikuese të Ligës së Evropës.