Aprovohet testi i ri për diagnostikimin e shpejtë të COVID-19

Agjencia amerikane për Ushqim dhe Barna (FDA) ka dhënë autorizimin për përdorimin emergjent të një testi të tretë për COVID-19, në kohën e rritjes së kërkesave kudo në botë për diagnostikim më të shpejtë.

Fjala është për testin e “LumiraDx” me antigjen dhe për të agjencia, pavarësisht autorizimit, ka paralajmëruar se është për një përqindje të vogël më pak i besueshëm sesa ai i përdorur gjithandej, PCR, transmeton KOHA shkrimin e AP. 

Duke hyrë në treg bashkë me testet e tjera të antigjentit, ato të “Quidel”-it dhe “BD”-së që janë autorizuar në maj dhe respektivisht në korrik, testi i porsaautorizuar e kombinon përdorimin e një mjeti fluoreshent të pajisur me instrumentin që e gjeneron rezultatin brenda vetëm 12 minutash.

Kjo kohëzgjatje është përafërsisht e njëjtë me atë to testeve të ngjashme të “Quidel” dhe “BD”-së. Agjencia ka bërë të ditur se shkallëzueshmëria dhe kostoja e ulët e këtij testi do të ndihmojnë në nrritjen e kapaciteteve testuese.

Kompania softwareike “LumiraDx” ka bashkëpunuar me “Chembio Diagnostics” për ta zhvilluar këtë lloj testi për diagnostikimin e pranisë së koronavirusit të ri, i cili e shkakton sëmundjen COVID-19.

Testi i kompanisë me seli në Londër është zhvilluar për ta detektuar antigjenin e proteinës nukleokapsida me anë të strishos së hundës dhe mund të gjenerojë rezultate 12 minuta pas kryerjes së testit te pacientët simptomatikë.