Afati kalimtar i transferimeve është njëra nga kohërat më interesante për të qenë një mbështetës i futbollit, por mund të jetë edhe kohë zhgënjyese.
Lojtarë dhe yje të mëdha lidhen me klube të ndryshe gjatë afateve kalimtare, por një pjesë e madhe nuk arrijnë të materializohen.
Megjithatë, shumë klube arrijnë të transferojnë objektivat e tyre kryesore, por iu duhet të shpenzojnë nganjëherë edhe shifra të ‘frikshme’.
Por, kush janë klubet që kanë shpenzuar më shumë në pesë vitet e fundit?
Faqja e njohur i sportit GivemeSport ka përpiluar një listë prej 20 klubeve që janë shpenzueset më të mëdha në pesë vitet e fundit në futbollin evropian.
Vlerat e transferimeve dhe shpenzimet janë të gjitha të marra nga faqja e specializuar Transfermarkt, ndërsa Telegrafi ua sjell më poshtë këtë listë.
10.AS Monaco – 574.48 milionë funte
Monaco kanë përfituar shumë në pesë vitet e fundit, kryesisht nga shitja e lojtarëve si Thomas Lemar dhe natyrisht, Kylian Mbappe.
Por, ata në të vërtetë edhe kanë shpenzuar shumë në transferime dhe kanë përfunduar në vendin e dhjetë në listën e shpenzuesve me 574 milionë funte.
9.Real Madrid – 610.43 milionë funte
Duke marrë parasysh forcën mbizotëruese në Evropë gjatë pesë viteve të fundit, Madridi nuk ka shpenzuar shumë në krahasim me trofetë e fituar në pesë vitet e fundit.
Marrëveshja e tyre më e madhe në kohët e fundit ka qenë Eden Hazard.
Real Madrid (Foto: Oli Scarff/Pool via Getty Images/Guliver)
8.Inter – 677.29 milionë funte
Gjigandët në Serie A kanë nënshkruar plot 313 lojtarë në pesë vitet e fundit, ndërsa shumë nga ta kanë dështuar.
Shpenzimet e tyre nuk është se kanë kryer punë shumë në këtë vite, deri në këtë sezon kur Interi arriti në finale të Ligës së Evropës, ku do të përballet me Sevillën.
Inter (Foto: Lars Baron/Getty Images/Guliver)
7.Atletico Madrid – 712.45 milionë funte
Ekipi i Diego Simeones ka nënshkruar plot 202 lojtarë të rinj gjatë kornizës kohore në fjalë, por kanë arritur disi të shpenzojnë më shumë.
Pagesa e tyre më e madhe u shpenzua për Joao Felix, një talent i cili u kushtoi atyre 113 milionë.
Atletico Madrid (Foto: Lluis Gene/Getty Images)
6.Chelsea – 747.54 milionë funte
Edhe pse me një embargo transferimesh sezonin e kaluar, Chelsea renditet i gjashti në këtë listë.
Nëse ata përfundojnë një marrëveshje për të sjellë Kai Havertz këtë verë, ata me siguri do të fluturojnë edhe më lartë në këtë listë.
Chelsea (Foto: Andy Rain/Pool via Getty Images)
5.Manchester United – 752.49 milionë funte
Nuk është befasi e madhe të shohësh Unitedin në këtë listë.
Ed Woodward ka shpenzuar një shumë absurde për vetëm 70 lojtarë dhe ka pak trofe që të cilësohen shpenzime të duhura.
Unitedi nuk ka fituar asnjë trofe që nga viti 2017 dhe ka përfunduar në katër vendet e para vetëm dy herë në pesë sezone.
Manchester United (Foto: Catherine Ivill/Getty Images)
4.Paris Saint-Germain – 774.54 milionë funte
Një nga shtëpitë e pushtetit të futbollit modern, PSG është në pronësi të Grupit të investimeve sportive të Katarit.
Ata kanë shpenzuar shumë gjatë viteve të fundit dhe zënë vendin e katërt në listë. Parisianët posedojnë rekordin për dy transferimet më të shtrenjta të të gjitha kohërave – Neymar dhe Mbappe.
3.Manchester City – 958.41 milionë funte
Një tjetër klub i madh që zotërohet nga Lindja e Mesme është City dhe fuqia e tyre shpenzuese ka qenë absolutisht mbresëlënëse në pesë vitet e fundit.
Ata kanë shpenzuar gati 200 milionë më shumë se PSG, por Liga e Kampionëve ende iu mungon atyre.
Manchester City (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)
2.Barcelona – 961.52 milionë funte
Kjo është çmenduri. Barcelona u shkatërrua 8-2 nga Bayern Munich javën e kaluar pavarësisht se harxhoi mbi 530 milionë më shumë se ata.
Josep Maria Bartomeu në mënyrë të dëshpëruar ka nevojë për të zgjidhur problemet e klubit nëse ata ndonjëherë duan të bëhen përsëri një forcë e madhe dhe fituese e trofeve.
Barcelona (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)
1.Juventus – 975.89 milionë funte
Njerëzit mund të argëtohen me faktin se Juventusi shikon drejt transferimeve falas gjatë gjithë kohës, por fakti i çështjes është se ata nuk kanë frikë të shpenzojnë shuma të mëdha të parave.
Ata kanë nënshkruar me Cristiano Ronaldo për 100 milionë euro, Gonzalo Higuain për 94 milionë dhe Arthur Melo për 66 milionë në dy vitet e fundit.
Juventus (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)
Megjithatë, këto nuk janë klubet e vetme që kanë shpenzuar në vitet e fundit në futbollin evropian.
Në vendin e 11-të gjendet Milani, ndërsa pas tyre vijnë edhe Liverpool, Roma, Everton, Napoli, Borussia Dortmund, Arsenal, Sevilla, Bayern Munich dhe Tottenham Hotspur.