31 pacientë po trajtohen me oksigjenoterapi në Spitalin e Gjakovës

Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës ka publikuar raportin ditor sa i përket gjendjes së pacientëve që po trajtohen për COVID-19, shkruan Gazeta Stop.

Sipas këtij raporti, në Spitalin e Gjakovës janë të hospitalizuar 54 pacientë, prej të cilëve 35 janë të konfirmuar pozitivë me koronavirus.

8 pacientë janë duke pritur rezultatin, ndërsa 9 të tjerë pritet të testohen për COVID-19.

Spitali po ashtu njofton se 31 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi, ndërsa 2 pacientë janë në CPAP maskë.

Në mesin e të infektuarve janë edhe 6 mjekë, 14 infermierë dhe 2 staf mbështetës.