Thaçi kujton Bajram Rexhepin: Ishim së bashku, si në luftë, ashtu edhe në paqe

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka kujtuar Bajram Rexhepin në tre vjetorin e vdekjes së tij, transmeton Klan Kosova.

Thaçi ka thënë se Rexhepi ishte intelektual, humanist, diplomat dhe politikan shumë i vendosur.

“Kryeministri i parë i Kosovës së pasluftës, BAJRAM REXHEPI, ishte një figurë shembull e patriotizmit, i cili nuk e ndali asnjëherë kontributin për lirinë, pavarësinë dhe fuqizimin e shtetit të Kosovës”.

“Ai dha kontribut shumë të madh në vijën e parë të frontit të luftës, duke shpëtuar qindra jetë të ushtarëve të UÇK-së dhe duke iu mundësuar atyre që të ktheheshin sërish në istikamet e luftës për mbrojtjen e atdheut”, ka shkruar Thaçi në rrjetin social Facebook.