Veliu: LDK nuk lejon prishjen e partneritetit me SHBA-në, Kurti frikacak

Ish-ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, i cili u shkarkua të mërkurën nga kryeministri Albin Kurti, tha se LDK-ja nuk lejon prishjen e partneritetit me SHBA-në.

“Ai nuk është marrë me problemet e Kosovës por me tema periferike. Ai këto ditë as që është marrë me luftën ndaj virusit, me përjashtim që është marrë mi ba analizat për virus për vete dhe disa anëtarë të qeverisë” , tha ai sot në RTK.

Sipas Veliut, në kryesi të LDK-së ka pas unitet për mocion ndaj qeverisë.

Ai ka folur edhe për votën e Vjosa Osmanit, kundër mocionit për Qeverisë.

“Në kryesi ka pas unitet, por nëse vazhdohet të jetë kundër vendimeve të kryesisë, nuk është në rregull”, tha ai .

Sipas tij, Albin Kurti është frikacak e tinzar.

Ish-ministri Agim Veliu, vlerësoi se Kurti merret më shumë ne teori konspirative.

Ai bëri me dije se sot gjatë ditës do të mblidhen nënshkrimet për mocion ndaj qeverisë.