Ulet numri i vdekjeve brenda 24 orëve të fundit nga koronavirusi

6 persona kanë humbur jetën si pasojë e virusit COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Lajmin e ka konfirmuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitivë. Numri total i rasteve pozitive është 11.686 raste nga 44.927 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 416 raste të vdekjes”, njofton IKSHPK.