Zyrtarizohet qëndrimi i Ujkanit te Torino

Klubi i futbollit Torino ka njoftuar edhe zyrtarisht se e ka vazhduar bashkëpunimin me portierin e Kosovës, Samir Ujkanin deri në fund të qershorit të vitit 2021.

Në faqen zyrtare të klubit thuhet se Torino janë të kënaqur që kanë gjetur gjuhë të përbashkët me portierin kosovar, transmeton KOHA.

Është raportuar se ka pranuar të qëndrojë si portier i dytë edhe për një vit te torinezët. Portieri 32-vjeçar te Torino u transferua në shtator të vitit të kaluar dhe vetëm në fund të edicionit që përfundoi javë më parë luajti një ndeshje.

Ai karrierë në Itali ka bërë edhe për disa skuadra, derisa ka luajtur edhe në Turqi. Ujkani është edhe rezervist i Arijanet Muriqit te Kosova.