Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Kosovë ka shkuar në 410, ndërsa numri i rasteve aktive në rreth 4000

Me 9 vdekjet e reja si pasojë e koronavirusit brenda 24 orëve në Kosovë, numri i viktimave në total ka shkuar në 410. Kjo shifër po cilësohet e lartë në krahasim me numrin e popullësisë në Kosovë.

IKSHPK njoftoi gjatë ditës së sotme se numri total i rasteve pozitive është 11, 545 raste nga 44, 433 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 410 raste të vdekjes. 

Teksa u bë e ditur se gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 152 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve ka shkuar në 7, 343 raste.

Kurse numri i rasteve aktive është 3, 792. 

IKSHPK vijon apelin për mbajtjen e distancës, bartjen e maskës në publik dhe larjen e duarve.

Ndërsa, Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj rekomandoi masa të reja kundër përhapjes së COVID-19.