Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njofton se në 24 orët e fundit janë regjistruar 103 raste të reja nga 912 teste të bëra.
Më shumë raste ka në: Kumanovë-26, Shkup-13, Shtip-pesë, Prilep-shtatë, Tetovë-tre, Ohër-dy, Kavadar-gjashtë, Gostivar-15, Gjevgjeli-dy, Strumica-një, Kriva Pallanka-dy, Demir Hisari-shtatë, Berovë-një, Vinicë-pesë, Delçevë-dy, SHën Nikollë-tre, Kërçovë-dy, Negotinë-një.
Jetën e kanë humbur tre pacientë nga Shkupi, Velesi dhe Makedonski Brodi, të moshës 69, 35 dhe 77-vjeçe.
Instituti i Shëndetit Publik gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 187 pacientë të shëruar.
Që nga fillimi i pandemisë me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut janë diagnostikuar 12 mijë e 840 persona. 9 mijë e 361 pacientë janë shëruar kurse 547 pacientë kanë humbur betejën me koronavirusin e ri.
Për momentin Maqedonia e Veriut ka 2 mijë e 932 raste aktive me COVID-1