Manchester City thuhet se është i vendosur tashmë për transferimin e yllit argjentinas, Lionel Messi, i cili po lidhet me një largim nga Barcelona.
E ardhmja e Messit vazhdon të mbetet në pikëpyetje dhe kohëve të fundit është lidhur shumë me një largim nga Camp Nou.
Shumë klube të mëdha evropiane, por edhe nga ligat inferiore duan transferimin e Messit, por si duket City është favorit për transferimin e tij.
Sipas mediumit Mirror, Manchester City është i gatshëm të paguajë gjithçka që duhet për të nënshkruar me Lionel Messi nga Barcelona.
Klauzola e tanishme e Messit është plot 700 milionë euro, por gjendja e dobët financiare e Barcelonës, mund t’i shohë ata të vendosen shitjen për shumë më pak.
Përveç Cityt, edhe Interi, Juventusi, Bayern Munichu, Paris Saint-Germain dhe Inter Milani janë lidhur me transferimin e gjashtë herë fituesit të Topit të Artë.