Kosova ka aktualisht 11 mijë e 275 raste me koronavirus, shkruan Gazeta Stop.
Deri tani, gjithsej 390 persona e kanë humbur betejën me koronavirusin dhe të njëjtit raportohet se kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.
Në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 144 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 6 mijë e 961.
Deri tani janë testuar gjithsej 43 mijë e 544 persona të cilët ishin të dyshuar për koronavirus.