139 raste të reja me COVID-19 janë shënuar në Maqedoninë e Veriut, nga 1627 testimet e kryera brenda 24 orëve të fundit.
Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se janë shëruar 239 pacientë, ndërsa është shënuar edhe një i vdekur.
Deri më tash ky shtet ka shënuar 12,217 raste pozitive me koronavirus, 8487 të shëruar dhe 530 të vdekur. Pacientë aktivë me COVID-19 janë ende 3200 persona.