Klubi anglez e ka gati ofertën zyrtare për Muriqin

West Bromwich Albion synon ta rivalizojë Lazion për transferimin e sulmuesit kosovar, Vedat Muriqi. Madje, klubi anglez duket se e ka bërë ofertën zyrtare gati për t’ia prezantuar Fenerbahçes

West Bromwich Albioni nuk e ka ndërmend të heq dorë nga Vedat Muriqi, shkruan Gazeta Express.

Klubi anglez, pasi e siguroi pjesëmarrjen në Premierligë, e ka ndërmend ta rivalizojë Lazion për sulmuesin kosovar.

Ditë më parë klubi italian e bëri një ofertë zyrtare për përfaqësuesin kosovar.

E ofertën zyrtare gati për ta prezantuar duket se e ka edhe ekipi që udhëhiqet nga trajneri Slaven Bilic, i cili e pëlqen tej mase lojtarin.

Gazetari turk Ertan Süzgün zbulon se West Bromi shumë shpejt do t’ia prezantojë Fenerbahçes ofertën zyrtare për 26 vjeçarin.

Muriqi i ka realizuar 17 gola për ekipin turk në të gjitha kompeticionet këtë sezon.

Prizrenasi ka kontratë me klubin turk deri në vitin 2023.