Andrea Pirlo është zyrtarizuar si trajner i ri i Juventusit.
41-vjeçari zëvendëson Maurizio Sarrin e shkarkuar menjëherë pas eliminimit nga Liga e Kampionëve.
Italiani në karrierën si futbollist ka fituar gjithçka që është e mundshme.
Te Juventusi, ka fituar katër tituj kampioni, një Kupë të Italisë dhe dy Superkupa.
Pirlo ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me “Zonjën e Vjetër”.