Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vizituar Karaçevën, një ditë pasi u raportua se xhandarmëria serbe kishte kaluar nëpër këtë territor të komunës së Kamenicës.
Haradinaj e ka quajtur këtë veprim “provokim” të xhandarmërisë serbe duke shtuar se institucionet e Kosovës duhet të ofrojnë siguri për qytetarët.
“Sot në Karaçevë, së bashku me nënkryetarin e Komunës së Kamenicës, Faton Jakupi. Vizituam fshatin dhe biseduam me banorët e zonës pas provokimit të fundit të xhandarmërisë serbe. Institucionet e sigurisë në Kosovë duhet të ofrojnë siguri për të gjithë qytetarët dhe mos të lejojnë më provokime të tilla”, ka shkruar ish-kryeministri në Facebook.
Ndërkaq, paraditen e sotme reagoi edhe kryeministri Avdullah Hoti. Ai bëri të ditur se do të ndërmarrin të gjitha veprimet në përputhje me ligjin karshi këtij rasti.