Xhemaj: ‘Erdhi Dita: Vetëvendosje i kërkon bashkëpunim PDK-së’

Drejtori i Zyrës për Komunikim në Partinë Demokratike të Kosovës, Bashmir Xhemaj, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje i ka kërkuar bashkëpunim subjektit të cilit ai i takon.

Kështu është shprehur ai në llogarinë e tij në Facebook.


Kujtojmë se sot LVV ka nisur mocion mosbesimi për rrëzimin e Qeverisë Hoti.

Shefi i grupit parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi, ka thënë se pret që PDK ta votojë mocionin e nisur nga LVV-ja.

“PDK është subjekt parlamentar. Kemi parë retorikën e tyre dhe qasjen kundër Qeverisë. Presim që t’i mbajnë fjalët”.