Rrahja mes dy drejtorëve në Postë, i dyshuari V.T dërgohet në mbajtje

Sot në objektin e Postës së Kosovës ka ndodhur një kacafytje mes dy drejtorëve të menaxhmentit. Për një incident të tillë ka njoftuar fillimisht vetë Posta e Kosovës e më pas rasti është konfirmuar edhe nga Policia. 

Dy personat e përfshirë në këtë incident janë marrë në pyetje nga Policia e Kosovës pas mosmarrëveshjes që kanë pasur. 

Derisa tashmë është marrë vendim që i dyshuari V.T i përfshirë në këtë incident të dërgohet në mbajtje. 

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti. 

Ajo ka treguar se rasti është klasifikuar si sulm ndaj personit zyrtar.

“Sot rreth orës 09:30 kemi pranuar informatën për një mosmarrëveshje që ka ndodhur brenda objektit të Postës së Kosovës. Hetuesit policor në koordinim të ngushtë me prokurorinë përkatëse kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme  lidhur me rastin në fjalë, përfshirë këtu edhe arrestimin e personit të dyshuar.Rasti është hapur sulm ndaj personit zyrtar  Me urdhër të prokurorit  personi i dyshuar V. T është dërguar në qendrën e mbajtjes”, ka thënë Ahmeti.