Avdullah Hotin përmes mocionit të mosbesimit. Të enjten, ka nisur edhe mbledhjen e nënshkrimeve.
Nuk dihet nëse ndonjë parti i ka ofruar votat, por një burim brenda Partisë Demokratike, i tha KOHËS se rrëzimin e Qeverisë Hoti e përkrahin vetëm nëse ai shkon në seancën e Kuvendit të Kosovës.
“Mocionin s’e nënshkruajmë. Por, nëse vjen në Kuvend, do ta votojmë fuqishëm”, tha ky burim në kushte anonimiteti.
Në anën tjetër, Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza tha për KP-në se nuk janë kontaktuar ende nga askush prej Vetëvendosjes, e pas diskutimeve të brendshme, do të dalin me një qëndrim.
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, tha sot se 31 vota të deputetëve të VV-së i kanë.
Qeveria Hoti u formua me 61 vota, derisa deputeti Etem Arifi, ka qenë një prej deputetëve nga radhët e minoriteteve, që ka përkrahur formimin e kësaj qeverie. Për Arifin është lëshuar të martën nga Gjykata Themelore një urdhërarrest.
Për mbajtjen e seancës për shqyrtimin e mocionit të mosbesimit nevojiten 40 vota.
Mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë, sipas Kushtetutës, mund të ngrihet me propozimin e një të tretës të të gjithë deputetëve të Kuvendit. Më pas, mocioni i mosbesimit vihet në rendin e ditës, jo më vonë se pesë ditë e as më herët se dy ditë nga data e parashtrimit të tij.