Dybala nënshkruan kontratë të re me Juventusin

Juventus raportohet se është afër një marrëveshje me Paulo Dybalan, i cili do të zgjas qëndrimin te Bianconerët deri në qershor të vitit 2025.

Sulmuesi argjentinas që së fundi fitoi çmimin e lojtarit më të mirë në Serie A për sezonin 2019/2020, është duke vazhduar bisedimet me klubin dhe Tuttomercatoweb thotë se Zonja e Vjetër shumë shpejt do të njoftojë marrëveshjen e re me 26 vjeçarin.

Dybala aktualisht është duke u rikuperuar pas një lëndimi që pësoi ndaj Sampdorias muajin e kaluar.

Ai shpreson të rikthehet kundër Lyon në sfidën e 1/16 të Ligës së Kampionëve.

Dybala duket i vendosur të rris të ardhurat e tij në ‘Allianz Stadium’ me kontratën e re pesë vjeçare.