Në spitale 49 pacientë me koronavirus në gjendje të rëndë

Në klinikat në QKUK dhe shtatë spitalet rajonale të Kosovës, janë duke u trajtua 432 pacientë të konfirmuar me COVID-19, ndërsa 49 prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Sipas raportit të SHSKUK 14 pacientë janë në respiratorë e 35 me maskë CPAP, ndërsa 389 me oksigjenoterapi.

Në total po trajtohen 626 pacientë, por 432 janë të konfirmuar me COVID-19, e një numër i tyre është në pritje të rezultatit apo testimit.