Ministria e Shëndetësisë do të financojë shkollimin e kandidatëve të ardhur nga Lugina.
Këtë lajm e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i cili ka thënë se qytetarëve të Luginës u është siguruar një kuotë e veçantë për shkollim specialistik në Kosovë.
“Mbështetja për bashkëqytetarët tanë në Luginën e Preshevës nuk do të mungojë asnjëherë! Në kuadër të kësaj mbështetjeje, qytetarëve të Luginës u është siguruar një kuotë e veçantë për shkollim specialistik”, ka thënë ai.
Sipas Zemajt, këto kuadro do të kthehen të shërbejnë si staf profesional shëndetësor në komunën e Preshevës, të Medvegjës dhe në atë të Bujanocit
“Ministria e Shëndetësisë do të financojë shkollimin e kandidatëve të ardhur nga Lugina, kuadro të cilat do të kthehen të shërbejnë si staf profesional shëndetësor në komunën e Preshevës, të Medvegjës dhe në atë të Bujanocit! Përfaqësuesit e Luginës, i sigurova që kujdesi dhe mbështetja ime për bashkëqytetarët tanë atje, do të vazhdojë”.