Haziri flet për kritikat që i dha Hotit, thotë se janë raporte të zakonshme kolegiale

Kryetari i Gjilanit dhe nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se kritikat e tij ndaj kryeministrit Avdullah Hoti kanë qenë vetëm kritika të zakonshme mes kolegëve. 

Haziri kishte kritikuar mënyrën se si ishte menaxhuar pandemia, derisa tha se nuk ishte kryetar për të numëruar kufoma.

“Kam folur me gjuhë të lidhur. Kam qenë shumë i lodhur duke qenë në front në luftën ndaj virusit. Komentet e mija për Hotin janë sikur kritika të zakonshme kolegiale”, tha ai.  

“Kryeministri ka pak simptoma, shpresojë ta kalojë lehtë. Unë dua të them se jam në front prej 22 shkurtit, e jo prej 12 marsit. Kjo për shkak se e mora seriozisht paralajmërimin e IKSHPK’së për rrezikun që mund të vijë nga koronavirusi. Unë kam përvojë në menaxhimin e situatave emergjente. Kjo ëpr shkak se kam pasur punë me tërmetin në Gjilan e edhe trazirat e marsit”, shton ai.