Hyseni: Grenell është i përkushtuar rreth dialogut Kosovë-Serbi

Koordinatori për dialogun Kosovë-Serbi, Skender Hyseni, i cili po qëndron në Washington ka njoftuar se ka zhvilluar takime e biseda telefonike me zyrtarë të lartë amerikan, ku temë e këtyre bisedave ka qenë marrëveshja gjithëpërfshirëse me Serbinë dhe njohja e ndërsjellë Kosovës e Serbisë.

Hyseni përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se ka biseduar me të dërguarin e posaçëm të presidentit Donald Trump, ambasadorin Richard Grenell.“Sot në pamundësi të takimit në Washington (Ambasadori Grenell ishte në Kaliforni) pata një bisedë të gjatë telefonike me Ambasadorin Richard Grenell i Dërguar i Posaçem i Presidentit Trump”.“Bisedën e përqëndruam në aspekte të veçanta të zhvilimeve në Kosovë dhe rajon. Amasadori Grenell mbetet i përkushtuar dhe i angazhuar fuqishëm rreth dialogut Kosovë-Serbi i cili duhet të përmbyllet me njohje të ndërsjellë. Normalizimi i raporteve përmes zhvillimit ekonomik dhe mbështetja e projekteve investive mbeten ne fokus të agjendës dhe pëkushtimit të Ambasadorit Grenell”, shkruan Grenell.