Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi,të martën, ka vizituar punimet infrastrukturore që po kryhen në Komunën e Kamenicës bashkë me kryetarin e kësaj komune, Qëndron Kastrati.
Ministri vizitoi asfaltimin e rrugës “Nënë Tereza” dhe punimet në bulevardin e qytetit, që janë projekte të financuara nga Ministria e Infrastrukturës.
Abrashi tha se së shpejti do të përfundohen të gjitha rrugët që janë në projekt, që do të jenë me trotuare dhe ndriçim.“Në Kamenicë janë përfunduar shumica e rrugëve lokale në bazë të memorandumit me Ministrinë e Infrastrukturës, shpejt do të përfundohet edhe bulevardi, për të vazhduar me projekte tjera, që lidhin këtë komunë me Luginën e Preshevës”, tha Abrashi.
Po ashtu ndërtimi i bulevardit të qytetit parashihet të kryhet në vitin e ardhshëm, dhe vlera e tij është 988 mijë euro, financim nga Ministria e Infrastrukturës.