428 të prekur me COVID-19 po trajtohen në spitale

Mbi 600 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në QKUK dhe spitalet e tjera të vendit, prej të cilëve të konfirmuar me COVID-19 janë 428 persona.

Informacione rreth gjendjes së tyre ka dhënë Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.

Bazuar në raportin 24-orësh të ShSKUK-së, 17 janë në respiratorë, 33 me CPAP dhe 355 të tjerë me oksigjeno-terapi.

Ndryshe, 225 raste të reja dhe 13 vdekje nga koronavirusi janë regjistruar në 24 orët e fundit në vend.

Me këtë shifër, numri i rasteve të konfirmuara që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 9 mijë e 274, me gjithsej 269 raste të vdekjes, të cilët kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.