13 persona kanë vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Kosovë.
Lajmin e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik përmes një njoftimi drejtuar mediave.
Me këto raste, numri i vdekjeve që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 269.
“Numri total i rasteve pozitive është 9.274 raste nga 38.342 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 269 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese“, thuhet në njoftimin e IKSHP-së.