Në Spitalin në Vushtrri tre pacientë me COVID-19 janë të intubuar, 27 me oksigjenoterapi

Në Spitalin “Sheikh Zayed” në Vushtrri tre pacientë të infektuar me COVID-19 janë të intubuar, ndërsa 27 tjerë janë me oksigjenoterapi.

Në raportin e Spitalit thuhet se nga 33 pacientë sa po trajtohen, 22 janë të konfirmuar si pozitivë me COVID-19, ndërsa 11 janë në pritje të rezultatit apo testimit. Po ashtu është njoftuar se janë nëntë të infektuar në radhët e personelit shëndetësor.