Ky është Bordi i ri i KEK-ut i emëruar nga Qeveria


Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për shkarkimin e Bordeve të Përkohshme të Drejtorëve të katër Ndërmarrjeve Publike, mes tyre edhe Korporata Energjitike të Kosovës (KEK).

Bordi i Përkohshëm i NP “Korporata Elektroenergjetike e Kosovës – KEK” Sh. A., në këtë përbërje:

  3.1 – Hysen Fazliu, Kryesues, Drejtor;

  3.2 – Egzon Berisha, Drejtor;

  3.3 – Petrit Ibraj, Drejtor;

  3.4 – Fatime Grajcevci, Drejtore.