Një qytetare nga Suhareka ka humbur betejën me COVID-19.
70-vjeçarja Q.K. ka vdekur në spitalin e Prizrenit sot, ka njoftuar drejtoresha e Shëndetësisë, Besa Kuqi.
“Sapo u informova nga qendra operative emergjente nga spitali i Prizrenit dhe me shume keqardhje ju njoftoj se edhe njē qytetare nga komuna e Therandës e humb betejën me #COVID19, Q.K (1950) e testuar pozitiv me 30 korrik dhe e hospitalizuar ne Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit. Ngushëllimet më të sinqerta familjes. Numri i viktimave nga ky virus i mshefte arrin në 6 (gjashtë) në komunën tonë. Ju lutem, rriteni kujdesin, mbajeni distancën, mbajeni maskën, mbajeni higjienën dhe zbatoni masat mbrojtëse kundër #COVID19!”, ka shkruar Kuqi në Facebook.