629 persona po trajtohen për koronavirus në spitale

Gjithsej 926 persona po trajtohen për COVID-19 në spitalet në Kosovë, ka bërë të ditur Shërbimi Spitalor dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK).

Sipas njoftimit të SHSKUK-së, 448 prej tyre janë të konfirmuar me koronavirus.

Në respiratorë janë 20 pacientë, në CPAP 22 pacientë, ndërsa 390 janë në oksigjenoterapi.