Pesë persona janë arrestuar gjatë 24-orëshit të fundit në Gjakovë, shkaku i organizimit të ahengjeve familjare në kohë pandemie.
Sipas raportit 24-orësh, policia ka ndërhyrë në pesë raste të veçanta,shkaku i mosrespektimit të masave të rekomanduara nga Qeveria.
Me vendim të prokurorit, që të pestit janë liruar në procedurë të rregullt