Ka humbur betejën me coronavirusin, Shefqet Berisha, ish-drejtori i Departamentit për Burime Njerëzore në Gjykatën Kushtetuese.
Lajmin për vdekjen e Berishës e konfirmoi kolegu i tij Bashkim Përçuku, përmes një njoftimi në Facebook.
“I shprehim ngushëllime familjes, kolegëve dhe shoqërisë, duke e përkujtuar përgjithmonë, si intelektual, profesionist, vizionar, i pa lodhshëm, i buzëqeshur, të gjitha…”, shkruan ai.
Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në ora 15:00 ka bërë të ditur se ka shkuar gjithsej në 227 numri i pacientëve të konfirmuar me COVID-19, të cilët kanë humbur betejën me virusin.
Që nga fillimi i korrikut, në Kosovë, nga Covid-19 janë infektuar mbi 8 mijë persona derisa mbi 4578 janë shëruar. Ndërsa mbi 3 mijë raste mbesin aktive