Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka folur për vizitën e djeshme të ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu në Zubin Potok dhe pikën kufitare në Bërnjak.
Sipas Mustafës, ky është veprim shumë i mirë dhe sinjal pozitiv i bashkëpunimit me komunat në veri të vendit.
“Vizita e djeshme e Ministrit të Punë e të Brendshme dhe Administratës Publike, z. Agim Veliu në Zubin Potok dhe në pikën kufitare, Bërnjak është veprim shumë i mirë dhe sinjal pozitiv i bashkëpunimit me komunat tona në veri të vendit. Vizitat qiti në pah, jo vetëm pritjen normale dhe zyrtare nga nikoqirët, por edhe shumë probleme, ndër ato më elementare, të atyre komunave, për çfare të gjitha institucionet duhet të bëjnë përpjekje për zgjidhjen e tyre”, ka shkruar Mustafa në Facebook.