Hoti kërkon të aktivizohet Plani i Reagimit Kombëtar
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës kërkoi që të aktivizohet Plani i Reagimit Kombëtar.
“Unë kërkoj që të aktivizohet Plani i Reagimit Kombëtar i cili parasheh angazhimin e të gjitha ministrive si dhe angazhimin e sektorit privat në veçanti të spitaleve. Duke aktivizuar plotësisht planin e reagimit është më e lehtë që të koordinohet angazhimi ndërinstitucional. Kërkesa ime pra është që nga sot të aktivizohet Plani i Reagimit Kombëtar”, tha Hoti.
Një gjë e tillë pritet të diskutohet në mbledhjen e nesërme të Qeverisë së Kosovës.