Koronavirusi në Kosovë, 3331 raste aktive, 196 të vdekur dhe 414 pacientë në spitale

Sot në Kosovë janë regjistruar edhe 239 raste të reja me koronavirus.

Nga 401 persona të dyshuar për koronavirus të cilët janë testuar në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, 239 persona kanë rezultuar me koronavirus në 24 orët e fundit.

Numri total i rasteve pozitive është 7652 nga 35,121 persona të dyshuar për infektim me koronavirus.

Nga ky numër total i rasteve 4129 pacientë janë shëruar, derisa 192 të tjerë kanë vdekur – që të gjithë sipas IKSHPK-së që kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Kështu numri i rasteve aktive është 3.331.

Sipas të dhënave më të fundit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar në Kosovë (SHSKUK) nëpër spitale janë duke u trajtuar 414 pacientë të infektuar me koronavirus.