96 të infektuar me koronavirus po trajtohen në Klinikën e Pulmologjisë

Në Klinikën e Pulmologjisë po trajtohen 96 pacientë të infektuar me koronavirus.

Këtë e ka bërë të ditur mjeku kujdestar në këtë klinikë, Besim Morina, i cili njoftoi se sot gjatë ditës i kanë liruar disa pacientë, gjendja e të cilëve ka qenë stabile.

“Në klinikën tonë për momentin janë të shtrirë rreth 96 pacientë më koronavirus. Numri i pacientëve që po trajtohen po ndryshon vazhdimisht. Dje kanë qenë të shtrirë 101 të prekur me COVID019. Por gjatë ditës i kemi liruar 10 pacientë dhe kemi pranuar disa të tjerë”, ka thënë Morina në Rtv Dukagjini.

Morina po ashtu ka folur edhe për një fotografi, e cila ka qarkulluar gjatë ditës në rrjete sociale, ku shihet një pacient i shtrirë në korridor të kësaj klinike. Ai tha se kur nuk ka shtretër të lirë, improvizojnë vende të caktuara.