Gashi mohon përplasjen fizike: Gjyshinca regjistroi momentin, bashkë me Pacollin shfaqën gjuhë agresive

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në Kuvendin e Kosovës, Arben Gashi, ka mohuar përsëri se ka pasur përplasje fizike nga ana e tyre ndaj deputetëve të Vetëvendosjes.

”Ka pasur një  mbledhje të Komisionit për Politikë të Jashtme. Mbledhja ka qenë kryesisht e tensionuar. Tensionet janë shfaq mes deputetëve të Vetëvendosjes dhe ministres së Jashtme”.

“Ne si deputetë të LDK-së nuk jemi përfshirë në këto debate”.

”Pastaj ka pasur një diskutim të nënkryetarit të kuvendit Kujtim Shala, dhe pas diskutimit Gjyshinca ka filluar ofendime ndaj deputetëve”.

Gashi insistoi se një gjë të tillë e dëshmojnë edhe pamjet që sipas tij ka regjistruar deputeti i VV-së Gazmend Gjyshinca, njofton Klan Kosova.

”Ne kemi dalë jasht nga mbledhja”.

”Në diskutime me komisionin në korridor, Gjyshinca edhe Pacolli ka shfaqur gjuhë agresive gjë të e dëshmojnë edhe pamjet të cilat vet Gjyshinca ka regjistruar”.