Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshinca në një konferencë për media ka folur për përplasjen që ka ndodhur pas komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, ku edhe ka thënë se është sulmuar nga deputetët e LDK-së, Arben Gashi e Kujtim Shala.
Ai ka thënë se sapo ka dalur nga salla ku po mbahej mbledhja është sulmuar nga dy deputetët e LDK-së.
” Ajo çfarë ne kemi parë sot në komision ka qenë një qasje selektive dhe e padrejte ndaj deputeteve të opozitës. Na është pamundësuar fjala që të ngrisim skandalet në MPJD, dhe gjatë fjalës sime për të cilën ekzistojnë edhe incizimet, në momentin që kam filluar t’ia shpalos problematikat kanë nisur sulmet verbale si nga kryetarja e komisionit po ashtu edhe deputetet e LDK-së. Kjo nuk është hera e parë që më ndodh kjo. Pasi ka përfunduar mbledhja kemi mbetur pak veta në sallë, jam munduar t’ia argumentojë ministres. Për Shkak të saj kam mbetur me vonës në sallë dhe në momentin kur kam dal në korridor jam gjendur në befasi, jam sulmuar nga deputetët Kujtim Shala dhe Arben Gashi. Nuk kam përdorur asnjë fjalor të paarsyeshëm ndaj tyre. Pasi jam sqaruar me deputetin kam kërkuar që të më lë të qetë. Ajo çka ka ndodh në korridor është shpërfaqej e një arrogance ndaj mendimit ndryshe”, ka thënë Gjyshinca.