Hoti dhe Vuçiq të mërkurën përballen në samitin virtual të liderëve të Ballkanit

Këshilli Atlantik do t`i bëjë bashkë udhëheqësit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor: Kosovës, Shqipërisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut në samitin për partneritetin e Ballkanit Perëndimor.

Takimi siç bëhet e ditur në faqen e këtij këshilli mbahet të mërkurën  (29.07.2020) në formë virtuale.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ai i Shqipërisë, Edi Rama,  presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe homologu i tij nga Maqedonia Veriore, Stevo Pendarovski do të jenë pjesë e këtij takimi.

Bosnja dhe Hercegovina përfaqësohet në këtë ngjarje nga kryetari i Këshillit të Ministrave, Zoran Tegeltija, kurse Mali i Zi nga ministrja e Ekonomisë, Dragica Sekulic.

Bëhet e ditur se drejtuesit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor do të diskutojnë për avancimin e bashkëpunimit ekonomik rajonal, transmeton Klan Kosova.

Këshilli Atlantik është një qendër e politikës së jashtme me bazë në Washington, transmeton Klan Kosova.