BIK merr vendim për faljen e Kurban Bajramit në Xhami

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK), ka marrë vendim me rastin e festës së Kurban-Bajramit, e cila do të jetë këtë të premte, më 31 korrik 2020.

Sipas këtij vendimi, nuk do të falet namazi i sabahut në xhami në ditën e Kurban-Bajramit; ndërsa falja e namazit të Kurban-Bajramit do të bëhet në orën 06:03 minuta.

Vendimi i plotë:

  1. Nuk do të falet namazi i sabahut në xhami në ditën e Kurban-Bajramit
    2. Falja e namazit të Kurban-Bajramit do të bëhet në orën 06:03 min.
    3. Xhemati do të prezantojë në xhami 10 minuta para faljes së namazit të Kurban-Bajramit
    4. Ligjërata (hutbeja) e Kurban-Bajramit nuk duhet të zgjasë më tepër se 10 minuta, ndërsa hutbeja e ditës së xhuma nuk duhet të zgjasë më tepër se 5 minuta
    5. Personat zyrtarë të BIK-ut dhe xhemati i xhamive t’u përmbahen me përpikëri rekomandimeve të Bashkësisë Islame të Kosovës, për mbrojtje nga përhapja e virusit:
    a. Dezinfektimi i duarve
    b. Bartja e maskës
    c. Mbajtja e distancës fizike (brenda dhe jashtë xhamisë)
    d. Kufizimi i numrit të besimtarëve në xhami në 50 persona (ose më pak, varësisht prej hapësirës së xhamisë)
    e. Mosshfrytëzimi i tualeteve, abdeshaneve dhe banjove të përbashkëta në oborret e xhamive
    f. Xhemati të marrin sexhade me vete (jo domosdoshmërisht)
    g. Të mos prezantojnë në xhami personat e moshave mbi 65-vjeçare dhe ata nën moshat 16-vjeçare, si dhe personat me sëmundje kronike, ata që kanë simptoma të virusit dhe çdokush tjetër që dyshon se mund të infektohet nga prezenca në xhami
    h. Mosshtrëngimi i duarve me njëri-tjetrin me rastin e përshëndetjes dhe të urimit të bajramit
    i. Moskrijimi i turmave të njerëzve dhe shpërndarja e menjëhershme e xhematit pas hutbes së Bajramit
    j. Mosorganizimi i pritjes për nder të festës së bajramit në selinë e BIK – ut, e as në selitë e këshillave lokalë
    k. Për hir të ruajtjes së shëndetit, që në këtë rast është parësor, të mos ketë vizita te njëri-tjetri ditëve të Kurban-Bajramit.