Presidenti Hashim Thaçi ka bërë të ditur se Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), nga e diela i janë shtuar një kontingjent prej 42 automjetesh ushtarake amerikane.
Pas një takimi informues që pati me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënantë Rrahman Rama, Thaçi tha se edhe rekrutimi i ushtarëve të rinj do të nis së shpejti.
Presidenti Thaçi theksoi se liria, shteti i pavarur dhe ushtria japin identitetin dhe krenarinë e lirisë dhe demokracisë.
Postimi i plotë:
#ushtriajonë #krenar
Një takim informues sot kisha me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Ramën. Ushtrisë së Kosovës nga dje i është shtuar një kontingjent prej 42 automjetesh ushtarake amerikane “Humvee”. Edhe rekrutimi i ushtarëve të rinj do të nisë së shpejti. Liria, shteti i pavarur dhe ushtria na japin identitetin dhe krenarinë e lirisë dhe demokracisë! HTH