Pacientët e prekur me COVID-19 së shpejti do të mund të nisin të trajtohen me plazmën e atyre që tashmë e kanë kaluar këtë sëmundje.
Infektologët në Klinikën Infektive thonë se në mungesë të një bari efektiv deri më tani edhe Kosova, si shumë shtete, është duke shqyrtuar edhe këtë mundësi të trajtimit të pacientëve.
Trajtimi me plazmën e gjakut, e cila përmban antitrupat e të shëruarve sipas Ahmetit nuk është procedurë e panjohur. Një formë e tillë e trajtimit ishte përdorur gjatë pandemisë së variolës në vitin 1972.
Megjithatë, sipas Ahmetit, janë disa indikacione se në cilat raste duhet të merret plazma dhe te cilët pacientë mund të jepet ajo.
Derisa zyrtarë të OBSH-së në Kosovë thonë se sistemi shëndetësor në Kosovë nuk e ka infrastrukturën e nevojshme për aplikimin e kësaj procedure.
Ndërsa Ministria e Shëndetësisë përmes një përgjigje me shkrim ka thënë se çështja e plazmës është duke u diskutuar mes MSh, QKUK-së e transfuzionit të Gjakut, por që mendimin profesional rreth kësaj do ta thonë profesionistët nga shërbimet klinike përkatëse.
Megjithatë sipas MSH në rast se kjo metodë ka mundësi të realizohet atëherë MSh do të ndërmarr veprimet e nevojshme administrative që procedura të mundësohet.
E ndonëse Ahmeti ka thënë se ata si kolegjium i Infektives qysh në maj të këtij viti i kishin dërguar Ministrisë së Shëndetësisë rekomandim për nisjen e aplikimit të kësaj metode, kjo ministri nuk ka kthyer përgjigje se kur pritet ta nisë këtë procedurë në Kosovë.
Pacientët, të cilët janë shëruar nga COVID-19 krijojnë antitrupa në gjakun e tyre, të cilët gjenden në plazmën e cila mund të përdoret te një person i infektuar.
Transfuzioni i këtyre antitrupave krijon atë që njihet si imuniteti pasiv te të sëmurit nga COVID-19.
Deri më tani në regjion është shteti i Maqedonisë, i cili ka nisur aplikimin e kësaj procedure. Ndërsa, në SHBA kjo procedurë ka nisur të përdoret për hulumtime.