Mjeku i QKUK-së, Ali Lahu, është infektuar me koronavirus.
Lahu e bëri të ditur lajmin në Facebook, ku tha se është vetizoluar dhe nuk ka asnjë shqetësim shëndetësor.
“Duke ushtruar profesionin, përveç kënaqësisë që ai të sjell, njeriu merr edhe rreziqet që ai mund të ofrojë në situata të caktuara.Sot, nga IKSHPK mora konfirmimin që jam pozitiv në COVID-19.Andaj, pas këtij rezultati vendosa të vetizolohem, ndonëse për momentin nuk kam asnjë shqetësim shëndetësor”, ka shkruar Lahu.