Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se kanë arritur kapacitetin e testimeve në rreth 120 në ditë për Covid-19.
“Këto ditë kemi arrit kapacitetin e testimeve në rreth 120 në ditë, ku gjysma është testim i pacientëve me simptome ndërsa gjysma tjetër e punëtorëve tonë shëndetësor dhe punëtorëve të komunës që kanë punë me palë e janë staf esencial”.
Ai thotë se janë në përgatitje të protokolleve për dy hulumtime, një të imunitetit të personave të prekur nga Covid e tjetra e prevalencës, njofton Klan Kosova
Postimi i tij i plotë:
Këto ditë kemi arrit kapacitetin e testimeve në rreth 120 në ditë, ku gjysma është testim i pacientëve me simptome ndërsa gjysma tjetër e punëtorëve tonë shëndetësor dhe punëtorëve të komunës që kanë punë me palë e janë staf esencial.
Po ashtu jemi në përgatitje të protokoleve për dy hulumtime, një të imunitetit të personave të prekur nga Covid e tjetra e prevalencës. Për to duhet të kemi aprovimin e Komitetit Etik të Odës së Mjekëve. Jemi në koordinim edhe me studiues ndërkombëtar.
Nga ditët e para na dalin edhe disa informata interesante por që nuk mund të merren si statistika të qëndrueshme.
Testi PCR edhe më tutje mbetet testi më i sigurtë i dëshmisë që e ekeni virusin e ai bëhet në IKSHP.
Psh dje nga 60 pacientë me simptome, 21 kanë rezultuar me anti trupa, pra ose që janë në javën e dytë të infeksionet ose që e kanë kaluar.
Nga 43 punëtorë të mjekësisë familjare në Prishtinë, vetëm 2 kanë rezultuar me antitrupa. (P simptome dhe nuk e kanë ditur që e kanë pas)
Nga 28 punëtorë të një drejtorie, vetëm 1 ka rezultuar me antitrupa.
Të gjithë janë rekomanduar në vetëizolim.