Limaj e fton PDK-në të bëhet pjesë e Koalicionit Qeverisës

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, deklaruar se nuk mund të ketë marrëveshje përfundimtare me Serbinë nëse nuk kemi një unitet të brendshëm nacional.

Ai shprehet i bindur se as një kryeministër e as një president i vetëm, nuk e ka fuqinë ta nënshkruaj një marrëveshje përfundimtare.

“Ende njerëzit nuk e kanë kutpatuar. Asnjë veq e veq nuk mundet me ba marrëveshje me Serbinë. Marrëveshja mund të bëhet me një konsensus sa më të gjerë”, ka thënë Limaj për Blic.

Limaj madje thotë se është duke punuar që ta bind PDK-në për të hyrë në Qeveri.

“Unë e ftoj PDK-në në koalicion. A jemi ka e shohim se në çfarë gjendje është vendi jonë. NISMA jo vetëm që është e gatshme por është duke punuar në këtë drejtim. Kam takuar zotin Veseli kam takuar edhe zotin Mustafa, e mira këtu është që po ruhet tradita shtetërore” ka theksuar Limaj