Konfirmohet viktima e dytë sot në Klinë nga koronavirusi

E premtja në Komunën e Klinës kanë ndërruar jetë dy qytetarë të cilët ishin prekur me koronavirus.

Drejtori i Shëndetësisë në Klinë, Hekuran Sejdiu ka njoftuar përmes një postimi në Facebook, se betejën me koronavirus e kanë humbur dy banorw të kësaj komune.

“Sot , një ditë pikëllimi për të gjithë ne. Sot humbën betejën me COVID 19 dy qytetarë nga Klina, Mirosh Grabanica dhe Sale Kryeziu.
Ngushëllime familjarëve dhe të gjithë qytetarëve të Klinës”, tha Sejdiu.