Prishtina mbetet komuna më e prekur me koronavirus nga të gjitha komunat e Kosovës.
Nga 213 rastet e reja që u konfirmuan sot nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë, 80 u regjistruan në Prishtinë.
“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 80 raste, komuna Prizren 17 raste, komuna Ferizaj 15 raste, komuna komuna Gjilan 14 raste, komuna Podujevë 12 raste, komuna Drenas 11 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Mitrovicë 7 raste, komuna Suharekë 7 raste, komuna Lipjan 6 raste, komuna Pejë 6 raste, komuna Viti 6 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, kurse nga 2 raste komunat: Dragash, Kamenicë, Klinë dhe nga 1 rast Obiliq dhe Shtime”, thuhet në njoftim.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve në Kosovë ka shkuar në 3 mijë e 614 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2 mijë 902.