Mbi 6 mijë raste me koronavirus në Kosovë

2 mijë e 675 raste me koronavirus në Kosovë janë ende aktive.

Numri total i rasteve pozitive ka arritur në 6 mijë e 45 raste me 168 rastet e reja që u konfirmuan dje nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).

Deri më sot, janë testuar 31 mijë e 956 persona të dyshimtë për virusin Covid-19.

Gjithsej 144 persona e kanë humbur betejën me koronavirusin dhe të njëjtit raportohet se kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Dje janë shëruar edhe 157 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 3 mijë e 226 raste.

IKSHPK vazhdimisht po bën thirrje për respektim të rekomandimeve shëndetësore, me theks të veçantë bartjen e maskave, mbajtjen e distancës dhe higjienës personale.